Ballina Bota

FRANCË – 182 000 çertifikata false vaksinimi në gjashtë muajt e fundit

PARIS, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ Në Francë janë konfirmuar të paktën 182 000 raste të personave që falsifikojnë dokumente që nga qershori, në një përpjekje për ta konsideruar veten në përputhje me udhëzimet e pandemisë.

Në qershor, Franca miratoi disa ligje sipas të cilave personat që duan të shkojnë në vende si, restorante, kinema dhe muze, duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar ose janë shëruar nga koronavirusi ose kanë rezultuar negativë së fundmi.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin shkroi në Twitter për t’u kujtuar banorëve se përdorimi, prodhimi ose shitja e kartave shëndetësore false dënohet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë deri në 75 000 euro (84 265 dollarë).

Infeksionet e reja kanë qenë në rritje në Francë javët e fundit. Sipas të dhënave të fundit janë mesatarisht 530 persona të infektuar për 100 000 banorë.

Vendi planifikon gjithashtu të përditësojë çertifikatat shëndetësore këtë vit të ri, në mënyrë që prova e një testi negativ të mos mjaftojë më për akses në një sërë vendesh, duke e transformuar në mënyrë efektive dokumentin shëndetësor në një certifikatatë vaksinimi. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonferencë shkencore “100 vjet nga lufta e Dibrës”
Artikulli tjetërNJU JORK – Trump padit Prokuroren e Përgjithshme për t’i dhënë fund hetimit ndaj biznesit të tij