Ballina Aktualitet

Publikohet rezultati i referendumit për shkarkimin e Bashës

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/- Albana Vokshi ka publikuar rezultatet e votimit në referendumin e mbajtur një ditë më parë në të gjitha qytetet e vendit për shkarkimin e kreut aktual dhe rithemelimin e PD-së.

Vokshi deklaron se “rreth 44 mijë anëtarë votuan në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ushtrimi më i bukur i demokracisë së drejtpërdrejtë”.

Dje u votua për vendimet që u morën në Kuvendin e 11 dhjetorit, të iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Demokratët që morën pjesë në votimin e referendumit ishin 43,879, ku 43,385 votuan pro, 306 kundër, 17 abstenuan dhe 171 ishin vota të pavlefshme.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale përbëhej nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edit Harxhi dhe Keltis Kruja.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShoqata e Gastronomëve: T’u ndalohet hyrja e klientëve të pavaksinuar
Artikulli tjetërCOVID-19 – Test i detyrueshëm për udhëtarët ndërkombëtarë që hyjnë në Greqi