TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Yair Lapid.
Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i mëtejshëm midis dy vendeve, Shqipëri-Izrael.
“Bisedë e shkëlqyer me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Yair Lapid. Kënaqësi që patëm rastin të diskutonim mbi bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Ne e vlerësojmë marrëdhënien që kemi me Izraelin dhe popullin hebre dhe mirëpresim të forcojmë bashkëpunimin në të mirën e përbashkët,” shprehet Xhaçka.
/r.e/












