SHKUP, 16 dhjetor /ATSH/ – Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski deklaroi se mbështet nismën Open Balkan.
”Deri më tani, Open Balkan është plotësuese edhe me nismat e tjera rajonale dhe nëse qëndron kështu, atëherë do të vazhdojë të ketë mbështetjen time”, deklaroi në Twitter presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski.
”Qëndrimi i presidentit Stevo Pendarovski në lidhje me iniciativën Open Balkan ka qenë konsistent që nga fillimi, ndërsa presidenti ia ka përcjellë personalisht kryeministrit Zoran Zaev pas takimit fillestar në Novi Sad kur u promovua iniciativa”, theksohet në reagimin e kabinetit të presidentit, sipas MIA-s./ a.jor.





















