Ballina Flash

Kosovë, 8 raste pozitive me COVID-19

PRISHTINË, 16 dhjetor/ATSH/ Në 24 orët e fundit janë shënuar tetë raste me COVID-19 në Kosovë, ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se nga 1 mijë e 895 testime, vetëm tetë kanë rezultuar të jenë pozitiv.

MSh informon po ashtu se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 76 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.933.

Në total numri i rasteve aktive është 314.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshje bashkëpunimi për programin e gjeneratës së re STEM
Artikulli tjetërFOKUS – Sassoli: Unanimiteti dhe vetoja janë shndërruar në anakronike