Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/12/2021

PEKIN (Kinë) – Takim virtual mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe atij rus, Vladimir Putin.

BRYZH (Belgjikë) – Gjyqi i 23 personave në rastin e 39 emigrantëve vietnamezë që vdiqën në një kamion frigorifer në Angli në 2019.

UASHINGTON (SHBA) – Konferencë për shtyp e presidentit të FED, Jerome Powell.

STRASBURG (Francë) – Votim në Parlamentin Evropian për projektrregulloren për tregjet digjitale.

BRUKSEL (Belgjikë) – Samiti i Partneritetit Lindor të BE-së midis Unionit dhe liderëve të Ukrainës, Moldavisë, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë.

ATHINË (Greqi) – Fillimi i fushatës së vaksinimit për fëmijët 5-11 vjeç kundër Covid-19.

SPANJË – Fillimi i fushatës së vaksinimit për 5-11 vjeç kundër Covid-19.

BERLIN (Gjermani) – Fillimi i vaksinimit të fëmijëve të moshës 5 deri në 12 vjeç kundër Covid-19.

POLONIA – Hyrja në fuqi e kufizimeve të reja kundër Covid-19.

POLONI – Përzgjedhja e ofruesve të shërbimeve për ndërtimin e një muri në kufirin me Bjellorusinë.

BERLIN (Gjermani) – Fjalimi i kancelarit Scholz para deputetëve të Bundestagut.

BRUKSEL (Belgjikë) – Intervistë midis shefit të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrit gjeorgjian Irakli Garibashvili.

GJENEVË (Zvicër) – Raporti mbi të drejtat e njeriut në Ukrainë i prezantuar Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

STRASBURG (Francë) – Vajza e opozitarit rus Navalny merr çmimin Saharov 2021.

HAGË (Holandë) – Paraqitja e një deputeti për krahasimin e masave anti-Covid me Holokaustin.

PARIS (Francë) – Intervistë televizive me presidentin Emmanuel Macron në TF1 dhe LCI.

JERUZALEM – 60-vjetori i dënimit me vdekje të kriminelit nazist të luftës Adolph Eichmann.

IPIALES (Kolumbi) – Rihapja e kufirit tokësor me Ekuadorin./ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 15 dhjetor 2021
Artikulli tjetërFusha e Çajupit, peizazhe surrealiste nën mantelin e dëborës