Ballina Ekonomi

Holanda dominon investimet e huaja direkte

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Holanda dominon investimet e huaja direkte në vendin tonë për vitin 2021.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, investimet e huaja holandeze shënuan për 6-mujorin e parë të vitit, vlerën 104 milionë euro.

Sipas BSH-së, investimet holandeze përbëjnë më shumë se 22 % të investimeve të huaja direkte për këtë vit. Në vendin tonë dhe sipërmarrjet holandeze shtrihen në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Sektorët janë kryesisht në energjetikë, Devoll Hydropower, në sektorin e komunikacionit shëndetësisë etj.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëbora mbulon Thethin, peizazhet magjike të Alpeve
Artikulli tjetërSektori bankar rriti fitimin me 1.8 miliardë lekë