TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes informoi sot se në disa zona të vendit është detyruar të bëjë stakime për efekt sigurie, pasi ka prezencë të ujit në kabinat dhe nënstacionet elektrike.
Ndërkohë, OST informoi se “aktualisht të gjithë hidrovorët janë në punë”.
Si pasojë e prurjeve të lumit Vjosë janë dëmtuar shtylla dhe një kabinë elektrike në fshatin Ganaj, në bashkinë Selenicë.
Elektricistët janë duke punuar për rikuperimin e transformatorit, duke e nxjerrë nga lumi.
Kjo kabinë furnizon 18 abonentë./m.m/j.p/





















