Ballina Ekonomi

Kredia me probleme ulet në 6.35 %

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Rigjallërimi i ekonomisë dhe zgjerimi i huadhënies kanë dhënë një efekt të dukshëm pozitiv në rënien e nivelit të kredive me probleme.

Në muajin tetor të këtij viti, kreditë me probleme shënuan rënie të mëtejshme duke regjistruar nivelin më të ulët që prej nëntorit të vitit 2008.

Banka e Shqipërisë, bën të  ditur se, kredia me probleme u ul në nivelin 6.35 %, nga 6.5 % që shënoi një muaj më parë.

Sipas BSH-së, rol po aq të rëndësishëm në rënien e raportit të kredive me probleme ka pasur rritja e kreditimit. Në fund të muajit tetor, kredia për ekonominë arriti në 652 miliardë lekë, me një rritje prej 15 miliardë lekësh krahasuar me shtatorin.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNano: Rënie të trafikimit drejt Italisë me 100%
Artikulli tjetërFORMULA 1 – Finale epike Hamilton-Verstappen