Ballina Flash

Vijon plani kombëtar i pastrimit në vend

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga vijimi i planit kombëtar të pastrimit në vend, duke falënderuar gjithkënd për angazhimin.
“Patriotizmi fillon nga mbrojtja e mjedisit të vendit tënd, në radhë të parë duke mos i hedhur plehrat rrugëve, parqeve, plazheve, po duke e konsideruar tokën e atdheut dysheme të shtëpisë që e ke trashëgim nga ata që e banuan para teje dhe duhet t’ia lesh të pastër atyre që do të vijnë pas teje…”, u shpreh Rama.
Punonjësit e bashkive Sarandë, Bulqizë, Patos, Shijak, Delvinë, Tepelenë, Kolonjë, Gjirokastër, Kukës, Roskovec dhe Maliq kanë vijuar gjatë ditës së sotme heqjen e mbeturinave nga mjediset publike, rrugët dhe bregdeti.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama nderohet me çmimin “Vital Voices Global”, Clinton: Do doja të kishte më shumë udhëheqës si ai
Artikulli tjetërÇmimet e mallrave të importit, rritje vjetore prej 3.3 %