Ballina Flash

Akullorja më e mirë në botë është… hungareze?

ROMË, 5 dhjetor /ATSH-DPA/ – Akullorja më e mirë në botë vjen nga Hungaria, pasi një juri prej 11 anëtarësh ekspertë në Kampionatin Botëror të Akullores në qytetin italian të Bolonjës i dha çmimin e parë akullores me fëstëkë të Adam Fazekas nga Budapesti.

Medaljen e argjendtë e mori Carlo Guerriero nga qyteti port spanjoll i Cadizit me akulloren e tij me ngjyra të ndezura “Cremoso al Vino Oloroso”.

Medalja e bronztë shkoi për Marco Venturino nga qyteti bregdetar verior italian i Varazzes me prezantimin e tij disi më të thjeshtë të akullores “Bocca di Rosa” (Goja e trëndafiltë).

Tridhjetë e dy prodhues ndërkombëtarë akulloresh konkurruan në këtë kampionat.

Sipas organizatorëve, ata kishin kaluar katër vjet në qindra ngjarje në mbarë botën duke  u përzgjedhur nga rreth 3 500 kandidatë që u lejuan të konkurronin për titullin në Bolonjë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParku Kombëtar i Prespës pajiset me sinjalistikën vertikale
Artikulli tjetërApeli i moderatores Vjollca: Vaksinimi, drita në fund të tunelit