TIRANË 3 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi sot se të gjitha akset janë të kalueshme në të gjithë vendin.
Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri apel për përdoruesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë.
“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, thuhet në njoftim.
/j.p/r.e/






















