VJENË, 3 dhjetor /ATSH-DPA/ – Karl Nehammer, 49 vjeç, do të bëhet kancelari i ri i Austrisë dhe kreu i Partisë Popullore Austriake konservatore (OEVP), vendosi ekzekutivi i partisë.
Sipas Nehammer, kjo u vendos dje njëzëri nga ekzekutivi i partisë.
Ish-ministri i Brendshëm pason Alexander Schallenberg, i cili dha dorëheqjen vetëm pas dy muajsh në detyrë.
”Si kreu i qeverisë ashtu edhe i partisë së maxhorancës duhet të jetë i njëjti person”, deklaroi Schallenberg.
Ndryshimi në udhëheqje u shkaktua nga tërheqja e ish-kancelarit, Sebastian Kurz nga të gjitha funksionet në parti dhe nga politika në përgjithësi./ a.jor.























