Ballina Flash

ECDC: 33 rastet me Omicron në Evropë asimptomatike dhe jo të rënda

BRUKSEL, 30 nëntor /ATSH-ANSA/ – Deri më sot, në Evropë janë raportuar gjithsej 33 raste të konfirmuara të variantit Omicron, njoftoi Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

”Raportet vijnë nga tetë vende të Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane, Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Gjermania, Italia, Holanda dhe Portugalia”, shtoi ajo.

”Të gjitha rastet e konfirmuara kanë një histori udhëtimi në vendet afrikane, disa prej të cilave kanë marrë fluturime lidhëse në destinacione të tjera midis Afrikës dhe Evropës. Të gjitha rastet për të cilat disponohet informacion mbi ashpërsinë ishin asimptomatike ose me simptoma të lehta”, theksoi ECDC-ja.

“Ne duhet të vazhdojmë të veprojmë shpejt për të rritur përpjekjet për vaksinimin dhe për të rritur mbrojtjen tonë”, shkroi në Twitter komisionerja e BE-së për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.

”Ne duhet të mbajmë maska ​​dhe të ruajmë distancimin shoqëror kur është i nevojshëm”, shtoi ajo./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXhulia, 20-vjeçarja durrsake që ka rrëmbyer vëmendjen e Bill Gates
Artikulli tjetër​Bashkim Jashari emërohet komandant i ri i FSK-së