Ballina Aktualitet

29 Nëntori, Nikolla: Sot, të bashkohemi për Evropën dhe reformat

TIRANË 29 nëntor /ATSH-I.Vata/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndet me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të atdheut.

Në urimin e saj, Nikolla thekson se vlerat e antifashizmit dhe të lirisë qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike.

“Sot është 29 Nëntor, përvjetori i 77-të i çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë. Sot është dita e mirënjohjes ndaj çlirimtarëve. Është dita të nderojmë dëshmorët e Lirisë. Të përulemi me respekt para veteranëve të Luftës, një pjesë të vogël të të cilëve i kemi ende midis nesh dhe të cilëve u uroj jetë të gjatë! Në Luftën për çlirim shqiptarët u bashkuan rreth vlerave të antifashizmit dhe të lirisë, vlera të cilat qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike. Sot është koha të jemi bashkuar për përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, për të thelluar e avancuar reformat, në shërbim të zhvillimit të Shqipërisë, konsolidimit  të demokracisë dhe rritjes së mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Gëzuar të gjithëve 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!”, shprehet Nikolla. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Evropianët dakord për bashkëpunim me BM kundër trafikimit të emigrantëve në La Mansh
Artikulli tjetërNxitje e bashkëpunimit për fuqizimin e sigurisë ushqimore në Ballkanin Perëndimor