Ballina Flash

Rikthimi i mësuesit në arsim, reagon PD

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar sot ndaj rikthimit të mësuesit në arsim, i dënuar për ngacmime seksuale.

“kriminale sjellja e institucioneve arsimore në pranimin e një mësuesi me rekorde si i dënuar për pedofili dhe ngacmime seksuale”, shprehet Zhupa.

“Ndërkohë që çdo ditë po dëgjojmë raste të tmerrshme me abuzimin me fëmijët, të tilla vendimmarrje janë shenja e pastër sa seriozisht e kanë në parandalimin e këtyre ngjarjeve monstruoze. Ministrat nuk kanë detyrë të shprehen thjesht keqardhje kur ndodhin rastet por të bëjnë punën e tyre që ti shmangnin abuzimin me fëmijët”, tha Zhupa.

“Si deputete, anëtare e komisionit të edukimin kërkoj publikisht nga ministria e arsimit të marr masa për largimin e tij nga puna në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” të qytetit të Beratit. Si dhe të marr masa kontrolli që asnjë me këto rekorde të mos jetë aktualisht i punësuar në shkollat e fëmijëve shqiptar dhe mos ketë asnjë mundësi punësimi në të ardhmen”, deklaroi ajo. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
  • ETIKETIMET
  • PD
Artikulli paraprakMoti i keq, Veliu: Incidenti në akuariumin e Portit të Durrësit, pa dëme
Artikulli tjetërMV – Zaev dorëhiqet si lider i partisë LSDM