Ballina Ekonomi

Reshje dëbore në Boboshticë-Dardhë, ARRSH: Qarkullimi kryhet normalisht

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Në zonën Boboshticë-Dardhë të qarkut Korçë mëngjesin e së premtes kanë filluar reshjet e borës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se qarkullimi i mjeteve në këtë aks (Boboshticë-Dardhë), po kryhet normalisht dhe mjetet po punojnë për pastrimin e rrugës.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren dhe po vijojnë pastrimin e aksit rrugor.

ARRSH i kujtoj drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Afgania e famshme e ”National Geographic” merr statusin e refugjates
Artikulli tjetërGjermania, 6 milionë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë