Ballina Bota

BULLGARI – Zaev: Viktimat e aksidentit janë të disa kombësive

SOFJE, 23 nëntor /ATSH-MIA/ – Do të presim që arsyet për aksidentin t’i bëjnë të ditura shërbimet profesionale, ndërkohë që viktimat nuk janë vetëm nga Shkupi, por nga disa zona dhe të disa kombësive, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

”Të gjithë janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, janë të shumë kombësive, por ka edhe një qytetar nga Presheva dhe një person me shtetësi belge”, theksoi ai nga spitali ”Pirogov” në Sofje.

Zaev tha se ende nuk di detaje edhe pse ka pasur informacion nga persona të mbijetuar, të cilët kanë arritur ta thyejnë xhamin e sediljeve të pasme.

“Do t’ua lëmë ekspertëve bullgarë t’i tregojnë arsyet e aksidentit. Nuk mundet të dimë se autobusi ka qenë në rregull mekanikisht apo jo, atë do ta thonë ekspertët dhe profesionistët’’,  theksoi Zaevi.

“Jemi mirënjohës për të gjithë ndihmën e autoriteteve bullgare’’, shtoi Zaev./  /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA vendos sanksione të reja për ”Nord Stream 2”
Artikulli tjetërErmira Pajaj, mjekja neurokirurge e Spitalit Memorial që shërben larg vendbanimit