Ballina Flash

FA angazhohen në Planin Kombëtar të Pastrimit

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Plani Kombëtar i Pastrimit po shtrihet tashmë në çdo qark të vendit dhe kësaj nisme të rëndësishme i janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi publikoi pamje nga dita e sotme e pastrimit, ku janë angazhuar maksimalisht edhe Forcat e Armatosura.

“Forcat e Armatosura dhe mjetet e tyre të rënda po vazhdojnë punën në pika të ndryshme të vendit për heqjen dhe pastrimin e grumbujve të mbeturinave jashtë vendgrumbullimeve të caktuara”, u shpreh Peleshi.

Ministri apeloi për angazhim të përditshëm të qytetarëve dhe komunitetit në përfshirjen e tyre në këtë aksin dhe për të mos lejuar rikthimin në pikën fillestare

“Në vijim duhet angazhimi i përditshëm i qytetarëve, bizneseve dhe autoriteteve lokale për të mos lejuar rikthimin në pikën fillestare”, tha Peleshi.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMetani pret homologët e Rumanisë, Portugalisë e Francës
Artikulli tjetërCOVID-19 – Fauci: Ka mbetur pak kohë për të shmangur valën e re në SHBA