Ballina Aktualitet

Basha-Berishës: PD do jetë përjetë aleate e SHBA-së

TIRANË 19 nëntor /ATSH-I.Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha të bëra ditën e sotme për dosjet “Muzin” dhe “Toyota Yaris”.

Në reagimin e tij, Basha shprehet se Berisha ka rënë aq poshtë, sa riciklon akuzat e Edi Ramës.

“I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale”, shprehet ai.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFonde të posaçme për pasurimin e bibliotekave, talenteve dhe vullnetarizmin në shkolla
Artikulli tjetërCOVID-19- Italia ofron kujdes intensiv për pacientët nga Gjermania