TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla po ndjek punimet e Forumit Global Progresist, i cili po mbahet online nën kujdesin e grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian.
Ky forum e ka zanafillën më shumë se rreth 12 vite më parë, ku progresistët nga e gjithë bota u mblodhëm në Bruksel në Forumin Global Progresist në vitin 2009.
“Sigurisht prej 2009, debati dhe çështjet globale për diskutim kanë ndryshuar ndjeshëm për shkak të sfidave të reja që kanë pasur implikime të rëndësishme si: ndryshimi i klimës, të drejtat e njeriut dhe demokracia, barazia gjinore, globalizimi, zhvillimi i qëndrueshëm, zhvillimi ekonomik, drejtësia sociale, punësimi, transformimi dixhital, qytetet digjitale dhe shumë të tjera”, tha Balla.
Balla shtoi se “në ditën e parë të Forumit, personalitete të rëndësishëm në Bashkimin Europian, por edhe në arenën ndërkombëtare ofruan ide për zgjidhje në lidhje me sfidat e kësaj dekade për të mundësuar që kjo të jetë dekada e progresistëve”.
Disa nga folësit e Forumit ishin ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve, Madelaine Albright; përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell; Sergei Stanishev, Presidenti i Partisë Socialiste Europiane; Presidentja e Grupit S&D në Parlamentin Europian, Iratxe Garcia Perez; Andreas Schieder, anëtar i Parlamentit Europian etj.
/m.m/j.p/r.e/





















