Ballina Aktualitet

Meta-Granoff: Hapësira për punësimin e të rinjve

TIRANË 18 nëntor /ATSH-I.Vata/ Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff.

Meta vlerësoi mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit.

“E përgëzova për kontributin e rëndësishëm, që AADF ka dhënë ndër vite për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, përmes projekteve të dobishme dhe jetëgjata. Jam veçanërisht i kënaqur për vëmendjen dhe mbështetjen që AADF po u jep të rinjve shqiptarë, nëpërmjet krijimit të qendrave të inovacionit dhe të arsimit dixhital”, u shpreh ai.

Po ashtu, Meta shpreh bindjen se AADF do krijojë hapësira për punësimin e të rinjve.

“Shpreha bindjen se investimet serioze të AADF do të rrezatojnë në shumëzimin e nismave rinore të startup-eve në fushën e teknologjisë inovative, duke krijuar më shumë hapësira për punësimin e të rinjve tanë dhe ndërtimit të të ardhmes së tyre në Shqipëri”, theksoi Meta. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrugë e re Elbasan-Qafë Thanë
Artikulli tjetërZbulohet pranë Tokës një copëz e humbur e Hënës