Ballina Bota

REPUBLIKA ÇEKE – Rekord infeksionesh me Covid-19

PRAGË, 17 nëntor /ATSH-DPA/ – Në Republikën Çeke, numri i infeksioneve të reja ditore është rritur në nivele rekord.

”Brenda 24 orëve, janë regjistruar 22 479 raste të reja, më shumë se kurrë qysh nga fillimi i pandemisë”, deklaroi Ministria çeke e Shëndetësisë.

Rekordi i mëparshëm datonte më 6 janar me 17 778 raste.

Incidenca shtatëditore mbarëkombëtare për 100 000 banorë është rritur në 813.

Spitalet po trajtojnë mbi 4 400 pacientë, nga të cilët mbi 660 janë në gjendje të rëndë.

Rajonet administrative lindore të Moravia-Silezisë dhe Olomoucit janë aktualisht më të prekurat.

Vetëm 6,2 milionë nga 10,7 milionë banorët e vendit janë plotësisht të vaksinuar, ndërsa qeveria planifikon shtrëngimin e mëtejshëm të masave.

Pas humbjes së tij në zgjedhjet parlamentare në fillim të tetorit, kabineti i kryeministrit Andrej Babis është në detyrë vetëm në baza provizore deri në emërimin e një qeverie të re./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit
Artikulli tjetërKosovë, 17 raste të reja me COVID-19