Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë 17 nëntor 2021

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Përgjatë vijës bregdetare hera-herës vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Prezencë të mjegullës së dendur në orët e mëngjesit përgjatë luginave.

Era do të fryjë nga juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek. Ndërsa përgjatë brigjeve të Jonit era do të fitojë shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë në brigjet e Jonit.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër   re diell
Kukës 8/18 re diell
Lezhë 9/20 re diell shi
Dibër 2/14 re  diell
Durrës 8/20 re diell shi
Tiranë 11/20 re diell
Elbasan 8/20 re  diell
Berat 6/20 re  diell
Vlorë 11/20 Re diell shi
Korcë 3/13 re diell
Gjirokastër 5/18 re diell
Sarandë 11/19 re diell shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Stoltenberg mbështet aktivitetet e Polonisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/11/2021