Ballina Flash

AIDSSH trajton kërkesat për pensionet e të përndjekurve

TIRANË 11 nëntor /ATSH-I.Vata/ Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit publikon formularin për të gjithë të përndjekurit që kanë qenë në burg, internim apo miniera me punë të detyruar që të aplikojnë për njohjen e viteve së punës, dëmshpërblimin apo pensionin duke u paraqitur pranë zyrave të AIDSSH.

Autoriteti i Dosjeve njofton se, “në zbatim të ligjit 45/2015 i ndryshuar, Autoriteti trajton kërkesat individuale të qytetarëve për informim, shqyrtim apo dorëzim dokumentesh, për qëllime rehabilitimi ose dëmshpërblimi”.

“Në këtë kuadër, individët e internuar gjatë regjimit mund të tërheqin pranë Autoritetit, dokumentacionin përkatës të periudhës së internimit, duke përfituar njohje të viteve të punës. Nga ana tjetër, personat e dënuar në burgje-miniera, mund të përfitojnë shtesë në pension, duke u paraqitur fizikisht pranë zyrave të Autoritetit, ose duke plotësuar formularin online në faqen të AIDSSH-së”, thuhet në njoftim.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInva Mula dhe vajza e saj mesazh sensibilizues për sigurinë rrugore
Artikulli tjetërPOLONI – Morawiecki akuzon Bjellorusinë për terrorizëm shtetëror