Ballina Flash

Flaka Olimpike e Lojërave Dimërore 2022 ndizet në Olimpian antike

ATHINË, 9 nëntor /ATSH-ANA-MPA/- Ceremonia e ndezjes së Flakës Olimpike për Lojërat Dimërore të Pekinit 2022 u përmbyll të hënën në Olimpian antike në mungesë të publikut, për shkak të masave mbrojtëse kundër COVID-19.

Flaka Olimpike u ndez pas mesditës në tempullin e Herës në Olimpian antike.

“Në këto kohë të vështira që po përjetojmë ende, Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin do të jenë një moment i rëndësishëm për t’i afruar njerëzit me një frymë paqeje, miqësie dhe solidariteti,” deklaroi presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Pas përfundimit të ceremonisë, presidenti grek tha se,“ndezja e flakës olimpike në zonën e shenjtë në Olimpian antike na mbush me respekt dhe krenari”.

Bach nënvizoi se, simboli i dritës shpirtërore, flaka olimpike, duke nisur udhëtimin e saj drejt Lojërave Dimërore në Pekin, mbart mesazhin e pajtimit mes popujve, të paqes dhe konkurrencës fisnike”. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBiçikleta për 100 nxënësit ekselentë të Tiranës
Artikulli tjetërSiguria ushqimore, 162 kontrolle dhe 28 masa administrative