TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja takoi sot kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, (KLGJ) Naureda Llagami dhe përfaqësuesin e ambasadës amerikane në Tiranë, Benjamin Rockwell, ku diskutuan lidhur me problematikat e fundit të hartës gjyqësore.
Për të arritur në finalizimin e draftpropozimit të përbashkët të Hartës Gjyqësore e më pas për t’ia nënshtruar konsultimit publik me KLP, PP, MIE dhe grupet e tjera të interesit, përpara miratimit në Këshillin e Ministrave, gjatë takimit u vendos të ngrihen dy grupe pune, një në Ministrinë e Drejtësisë dhe një në KLGJ.
Këto grupe do të takohen javën e ardhshme për të përmbyllur në nivel teknik temat e hapura për diskutim.
/a.a/






















