Ballina Kryesore

“Rock Academy” sjell në Shkodër emra ndërkombëtarë

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ – “Rock Academy” vjen për artdashësit shkodranë me edicionin e dytë, i cili startoi edicionin e kaluar me degën Jazz e drejtuar nga Markelian Kapidani.

Këtë vit, “Rock Academy” do të pasurohet edhe nga dega klasike e drejtuar nga violinisti shkodran Paçalin Pavaci, një emër i shquar në skenat ndërkombëtare si solist dhe koncertmaster i preferuar nga shumë drejtorë të orkestrave ku mund të përmendim Loorin Mazel.

Ai ka punuar në orkestra si Philharmonia Orchestra e Londrës, Castleton Festival, Orchestra del Maggio Fiorentino, Orchestra Kombëtare e Spanjës, Orchestra Mbretërore Sinfonike e Seviljes, Teatri Liceu në Barcelona, Teatri Petruzzelli etj., duke sjellë bagazhin e tij në shërbim të të rinjve.

Shkodra Sound, në tingujt e saj pasurohet nga ato të muzikës klasike duke mbyllur ciklin e “Rock Academy Classic” me një koncert klasik në datën 2 shtator me pjesëmarrjen e Paçalin Pavacin solist dhe koncertmaster i shoqëruar nga Skanderbeg Chamber Orchestra e përbërë dhe nga studentët e Akademisë.

Pavaci rikthehet të luaj për të parën herë në atdhe, pas largimit nga Shqipëria në vitet
’90, pasi luajti në skenat ndëkombëtare më me emër.

Ky event ka për synim të ringjallë ndjenjën e lirisë kulturore në një qytet me traditë të
lashtë muzikore dhe artistike si Shkodra. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO / Muzika dhe tradita shkodrane gjallërojnë amfiteatrin veror të Tiranës
Artikulli tjetërAvancojnë punimet në kantierin e “Rrugës së Arbrit”