Ballina Flash

Boçi: Degët e mësuesisë po zhduken

TIRANË 3 nëntor /ATSH-I.Vata/ Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Luçiano Boçi vuri theksin tek mungesa e financimit për degën e mësuesisë në Universitetin e Elbasanit.

Ai theksoi se arsimimi ka humbur në Elbasan, Shkodër dhe në Gjirokastër, për shkak të mungesës së paketave financiare.

“Duhen 8 vite të prodhosh një mësues. Një investim i jashtëzakonshëm. Për 10 vite del një mjek. Sot nuk kemi më prodhim mësuesish. Pas 10 viteve kjo shoqëri do të ketë krizë mësimdhënie dhe nuk do të ketë më mësues. Merrni ekselentët, paguani për të mbrojtur degët për mësuesit e rinj. Merrni ekselentët. Shihni pagat për pedagogët, sepse janë mjerane. I keni harruar studentët dhe mbështetjen financiare për ta”, tha Boçi, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria pjesë e operacionit të EUROPOL, në pranga 28 persona për krime kibernetike
Artikulli tjetërITALI – Moti i keq mbyll pothuajse gjithçka në jug të vendit