TIRANË 29 tetor /ATSH-I.Vata/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Sophia Philippidou.
Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi midis dy qeverive dhe parlamenteve, si dhe mbështetja e Greqisë në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Me ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Sophia Philippidou. Intensifikimi i bashkëpunimit midis dy qeverive dhe parlamenteve tona si dy vende fqinje dhe mbështetja e pakushtëzuar e Greqisë në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ishin edhe fokusi i bisedës miqësore me ambasadoren”, shprehet Spiropali.
/j.p/r.e/






















