Ballina Aktualitet

Forcim i bashkëpunimit ekonomik me Arabinë Saudite

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ministrin e Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, dr. Sheikh Abdullatif bin Abdul Aziz bin Abdul Rahman Al-Asheik.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve tona dhe shprehu dëshirën për t’i forcuar më tej ato, sidomos në aspektin ekonomik e tregtar.

Meta shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e vazhdueshme humanitare, programet zhvillimore dhe mbështetjen teknike e financiare, që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ndër vite.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjektbuxheti 2022, Ibrahimaj: Rimëkëmbje e ekonomisë, investimet 111 miliardë lekë
Artikulli tjetërShkodër dhe Vlorë, në pranga 3 shtetas, sekuestrohen 8 kg lëndë narkotike