Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/8/2018

UASHINGTON – SHBA dhe Kina vendosin taksa të reja doganore tregtare reciproke me vlerë 16 miliardë dollarë.

GJENEVË – John Bolton, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, konferencë shtypi për takimin me homologun rus, Nikolai Patrushev.

TBILISI – Konferencë shtypi e kancelares gjermane, Angela Merkel me kryeministrin gjeorgjian, Mamuka Bahtadze.

STOKHOLM – Ministrja e Jashtme suedeze, Margot Wallstrom publikon manualin e parë të politikës së jashtme feministe në botë.

ZYRIH – Fillon festivali “Body and Freedom Festival”.

ERFURT – Kancelari austriak, Sebastian Kurz takim me partinë lokale kristiandemokrate. Kancelarja Merkel nuk është e pranishme. ​

VILNIUS – Vizitë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

HONOLULU – Uragani Lane kërcënon Havain.

UASHINGTON – Bisedime SHBA-Kinë për tregtinë.

MEKË – Vazhdon haxhi për mbi dy milionë pelegrinë myslimanë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte 23 gusht 2018
Artikulli tjetërShpellat e Shqipërisë joshin speleologët italianë