Ballina Aktualitet

KiE, ekspertizë ligjore në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit

TIRANË 21 tetor /ATSH-I.Vata/ Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka zhvilluar sot një takim me shefen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Jutta Guzskova.

Ministri Manja theksoi se “do vijojmë të kemi të njëjtin bashkëpunim si deri më tani për Reformën në Drejtësi, me projektet e ekspertizës ligjore që ofron KiE në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, në avancimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor, me masë mjekësore, etj”.

“Ka plot fusha bashkëpunimi dhe Guzskova, si një mike e mirë e Shqipërisë, shprehu gatishmërinë e KiE për të ofruar ekspertizën më të mirë për çdo nevojë tonën sipas fushave dhe prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë”, shprehet Manja.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurbin, Cara: Shkolla “Cub Çapani” rindërtohet sipas standardeve evropiane
Artikulli tjetërKim: Parlamenti duhet të miratojë zgjatjen e mandatit të Vetingut