Ballina Ekonomi

Banka e Shqipërisë blen 5.8 milionë euro

TIRANË, 21 tetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bleu 5.8 milionë euro në ankandin e radhës në tregun valutor, ndërsa ofertat e paraqitura nga pjesëmarrësit në ankand kishin shumën totale 8.2 milionë euro.

Në raundin e parë, Banka e Shqipërisë bleu 4.8 milionë euro me një kurs që ishte mes 121.66 dhe 121.77 lekëve.

Ndërsa në në raundin e dytë Banka e Shqipërisë bleu 1 milion euro me kursin mesatar të ponderuar të raundit të parë, prej 121.73 lekësh.

Banka e Shqipërisë kryen blerje të valutës në funksion të menaxhimit të rezervës valutore.

Në fund të muajit gusht, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë kishte vlerën e 4.1 miliardë eurove, 1.7 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrezantohet Agjencia e mbikëqyrjes policore, Çuçi: Transformim drejt një modeli më demokratik
Artikulli tjetër15 medikamente të rimbursueshme për trajtimin e kancerit të gjirit