TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 93 % e aplikimeve për kredi bankare u takonin individëve.
Sipas BSH-së, pesha e kredisë për individët, në strukturën e aplikimeve totale është rritur më shumë krahasuar me një vit më parë.
Gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, bankat raportuan se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 67 mijë aplikime për kredi.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në stokun e kredisë për individët gjatë kësaj periudhe, kryeson kredia në monedhën vendase.
/j.p/r.e/






















