TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2021-2022.
Këtë vit akademik mësimi do të kryhet në auditore, me kushtin që studentët të jenë të vaksinuar, ose të paraqesin testin negativ antikovid.
Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit kanë vendosur në dispozicion të strukturave universitare qendra vaksinimi në çdo fakultet, me qëllim që programi i vaksinimit të ecë në mënyrë normale.
Në fakultetet e Tiranës pranë qendrave të vaksinimit ndodhen edhe studentë, të cilët dëshirojnë të kryejnë vaksinën antikovid.
Fotoreporterët e ATSH-së sjellin pamje nga fillimi i vitit akademik në fakultete të ndryshme të Univeristetit të Tiranës.
/k.s/j.p/r.e/












