Ballina Bota

MV – Fillon votimi për zgjedhjet lokale

SHKUP, 17 tetor /ATSH-MIA/ – Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nisur votimi për zgjedhjet e shtata lokale që nga pavarësia e vendit.

Votimi zhvillohet në 3 400 qendra votimi, ku do të ushtrojnë të drejtën e votës 1 824 864 qytetarë, deri në orën 19:00.

Për herë të parë, këtë vit, votuesit do të identifikohen nga pajisjet biometrike të identifikimit të gjurmëve të gishtërinjve.

Sipas të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve, 1 045 vëzhgues vendas dhe të huaj do të monitorojnë këto zgjedhje.

Balotazhi i zgjedhjeve është skeduluar për më 31 tetor./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParku “Mbretëresha Geraldinë” në Burrel, me pamje të re pas rehabilitimit
Artikulli tjetërFOKUS – Kriza e energjisë rrit çmimet globale të metaleve