Ballina Flash

Dita e Çlirimit të Fierit, Balla: Meritë e partizanëve shqiptarë

TIRANË 15 tetor /ATSH-I.Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Fierit.

Ai tha se “në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Evropës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane, u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist”.

“Nëse sot jemi krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e partizanëve shqiptarë, këtyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë. Shqipëria jonë e vogël u bë një aleate e madhe e koalicionit antifashist. E madhe për nga çmimi i jashtëzakonshëm i gjakut që pagoi dhe sakrificave të panumërta njerëzore. Nderim Dëshmorëve të Atdheut! Lavdi Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare!”, shprehet Balla.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjidhen tre anëtarë të KLP-së
Artikulli tjetërBERLIN – Roth: Brexit një tragjedi, qytetarët britanikë po paguajnë një çmim të lartë