Ballina Lajme nga Vendi

Urimi për Kurban Bajramin, bashkia e Fierit ndan 500 pako me ushqime

TIRANË, 21 gusht/ATSH – I. Vata/ – Bashkia e Fierit në bashkëpunim me fondacionin “Alternativa e së Ardhmes” ALSAR kanë shpërndarë sot 500 pako me bazë mishi për familjet në nevojë.

Në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit, bashkia Fier në bashkëpunim me fondacionin “Alternativa e së Ardhmes” ALSAR, kanë shpërndarë sot 500 pako me bazë mishi për familjet në nevojë.

“Shpërndarja u bë pranë tregut të fruta-perimeve, pranë Agro Pikës për familjet brenda qytetit, ndërsa për zonat rurale shpërndarja u bë në njësitë administrative respektive. Me këtë rast, bashkia Fier uron të gjithë besimtarët myslimanë”. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Londra i kërkon Uashingtonit ”të rrisë presionin” ndaj Moskës
Artikulli tjetërITALI – Salvini kërcënon sërish me kthimin e emigrantëve në Libi