Ballina Ekonomi

Bankers dhe bashkia e Fierit, investime të përbashkëta në shërbim të komunitetit

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Projekte dhe investime të përbashkëta në shërbim të komunitetit mes bashkisë së Fierit dhe kompanisë së naftës Bankers.

Kjo ishte tema e takimit që zhvilloi kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi me Drejtorin e Përgjithshëm të Bankers, Xingyun Sun.

Takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, kryesisht me kompanitë me impakt të dukshëm në ekonominë e qytetit të Fierit.

“Bashkëpunim për më shumë investime dhe mirëqenie”, u shpreh Subashi, pas këtij takimi.

Bankers Petroleum është kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend. Kompania vepron dhe ka të drejta për të zhvilluar vendburimin e naftës së rëndë në Patos-Marinzë dhe me interes 100% në vendburimin e naftës në Kuçovë. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINDI – Më shumë se një milionë të zhvendosur në Kerala pas përmbytjeve
Artikulli tjetërHaradinaj: Ndjenja e solidaritetit na shoqëroftë gjithmonë