Ballina Flash

Java e vaksinimit masiv të studentëve, Rama: Përgjegjësi qytetare

TIRANË, 10 tetor/ ATSH/ Kryeministri Edi Rama inkurajoi sot të gjithë studentët ende të pavaksinuar të shfrytëzojë javën e ardhshme për t’u vaksinuar, si rruga për të hyrë në auditor me të tjerët.
“Mirëmëngjes dhe me inkurajimin ndaj çdo studenteje e studenti që nuk është vaksinuar ende, që të shfrytëzojë “Javën e vaksinimit masiv të studentëve” mes datave 11-17 tetor në fakultetin ku studion, si rrugën për të hyrë në auditor me të tjerët dhe njëkohësisht si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e shëndetit të gjithësecilit, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi një ditë më herët se me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, viti i ri akademik do të fillojë zyrtarisht në datën 18 tetor, me qëllim që nga data 11-17 tetor, fokusi të jetë vetëm në procesin e vaksinimit të studentëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shprehu menjëherë gatishmërinë që në të gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit të vendosë në dispozicion ekipet e vaksinimit, për të mundësuar mbarëvajtjen e këtij procesi.

 

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGledis Nano prezantohet si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
Artikulli tjetërFOKUS – Johnson zotohet për rimëkëmbjen e ekonomisë britanike