TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Ismet Beqiri, inspektoi sot punimet që po kryhen për rehabilitimin e hapësirave publike në qytetin e Ballshit.
Balla deklaroi se puna për transformimin e Ballshit po ecën me ritme të shpejta.
Gjithashtu, Balla siguroi se “në mandatin e ri që sapo ka nisur do të rritet edhe më shumë vëmendja e qeverisë për Mallakastrën”.
“Transformimi i qytetit të Ballshit po ecën me ritmet e duhura. Do të rrisim edhe më shumë vëmendjen e qeverisë për Mallakastrën në mandatin tonë të ri”, tha Balla.
/m.m/a.a/r.e/












