Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/10/2021

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Takimi i Këshillit të Sigurimit për Korenë e Veriut.

TOKIO (Japoni) – Nintendo bashkohet me indeksin Nikkei të Bursës së Tokios.

BANGKOK (Tajlandë) – Ulet periudha e karantinës për vizitorët e vaksinuar kundër COVID-19.

NJU-DELHI (Indi) – Rifillimi i eksportit të vaksinave kundër COVID-19 në kuadër të programit Covax.

HONG KONG (Kinë) – Hong Kongu feston Ditën Kombëtare Kineze.

PARIS (Francë) – Hyn në fuqi rritja e çmimit të gazit, shumës së pagës minimale (+ 2,2 për qind) dhe llogaritjes së re të përfitimit të papunësisë.

BARCELONA (Spanjë) – 4-vjetori i referendumit të vetëvendosjes të vitit 2017 në Kataloni, i ndaluar nga drejtësia.

NUREMBERG (Gjermani) – 75-vjetori i dënimit me vdekje nga Tribunali i Nurembergut i udhëheqësve kryesorë nazistë.

LJUBJANA (Slloveni) – Hyn në fuqi vaksinimi të detyrueshëm kundër COVID-19 për nëpunësit civilë.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Hyn në fuqi paraqitja e detyrueshme e certifikatës shëndetësore për të hyrë në Vatikan.

EDIMBURG (BM) – Hyn në fuqi certifikata e vaksinimit për në klubet e natës dhe ngjarje të caktuara.

PORTUGAL – Hap i ri në heqjen e kufizimeve shëndetësore kundër COVID-19.

BUDAPEST (Hungari) – Vizitë e një delegacioni të eurodeputetëve.

BRUKSEL (Belgjikë) – Rihapja e klubeve të natës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte 1 tetor 2021
Artikulli tjetërKisha e Shën Gjergjit në Berat, objekti ku kanë lënë gjurmë ndryshimet historike