TIRANË, 20 Gusht /ATSH/ -Portieri i “Chievo”-s, Stefano Sorrentino, pësoi një dëmtim të frikshëm në ndeshjen ndaj Juventusit, të humbur 3-2 nga veronezët.
Ai humbi ndjenjat pas një përplasje me Cristiano Ronaldon dhe më pas përfundoi në spital me hundë të thyer, shkruan “Sportmediaset”.
Mirëpo, Cristiano Ronaldo i ka kërkuar ndjesë, ndërsa lajmin e konfirmoi Sorrentino, përmes një postimi në “Twitter”.
“Kam marrë një mesazh nga Ronaldo që më ka uruar shërim të shpejtë. Faleminderit legjendë”, shkroi Sorrentino.
/gj.m/j.p/











