Ballina Aktualitet

Basha, mesazh urimi për ditën e parë të shkollës

TIRANË 27 shtator /ATSH-I.Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar nxënësit dhe mësuesit në nisjen e viti shkollor 2021-2022.

Kryetari i PD, Basha ka përcjellë mesazh për ditën e parë të shkollës duke postuar një video.

“Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor! Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre! Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë! Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve”, shprehet Basha.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMonedhat kriptografike në pikiatë pas refuzimit të tyre nga Kina
Artikulli tjetërKPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Diamela Goxha