Ballina Ekonomi

Rritje e cilësisë së shërbimit për bizneset e import-eksportit

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi një takim me krerët e degëve doganore të Tiranës dhe Durrësit, dy degët doganore kryesore në vend, ku u diskutua mbi realizimin e detyrave dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj biznesit.

Gjatë këtij takimi në fokus ishin edhe problematikat e hasura gjatë punës së përditshme.

Kreu i doganës shqiptare kërkoi performancë në nivele të larta të çdo doganieri, sidomos në zbatimin e Kodit të Etikës, pritjen dhe kontrollin e pasagjerëve, por dhe në mbështetjen  e bizneseve, duke ju krijuar një klimë të favorshme për sipërmarrjen.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDjegia e Qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok, reagon ministri Sveçla
Artikulli tjetërMuzeu hebraik në Vlorë, 5 kompani ndërkombëtare në garë për projektin arkitektonik