TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Në Akademinë e Sigurisë u mbyll sot me certifikimin, kursi i parë për trajnimin e punonjësve zjarrfikës të nivelit bazë.
Në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave morën pjesën drejtori i përgjithshëm i MZSH Alfred Kristuli, përfaqësues nga Shërbimi Zjarrfikës i Estonisë, drejtoresha e projektit të binjakëzimit Finlandë-Estoni të Akademisë së Sigurisë si dhe pedagogë.
Pjesë e këtij kursi ishin 20 zjarrfikës, nga shërbimi i bashkisë Tiranë dhe Kamzë. Përgjatë 2 javëve, punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës zhvilluan trajnim teorik dhe praktik, oficerë të MZSH dhe Policisë së Shtetit.
Pas këtij kursi të parë, do të vijohet me trajnimin e gjithë shërbimit zjarrfikës në vend, për të rritur aftësitë reaguese në raste zjarresh, ndërhyrje dhe dhënie ndihmë në raste aksidentesh etj.
/j.p/r.e/





















