Ballina Aktualitet

Britania e Madhe mbështet modernizimin e Institutit të Policisë Shkencore

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith.

“Prita sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, me të cilin diskutuam ndër të tjera për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fushën e rendit dhe sigurisë, si dhe vijimin e axhendës së dakordësuar me homologen Priti Patel kur ajo vizitoi Tiranën në muajin korrik të këtij viti. Asistenca dhe ekspertiza e tyre në ngritjen e kapaciteteve, teknologjinë dhe inovacionin për rritjen e efikasitetit të punës së Policisë së Shtetit janë shumë të rëndësishme për ne. Çmoj shumë edhe gatishmërinë e tyre për të na mbështetur në modernizimin e Institutit të Policisë Shkencore”, shprehet Çuçi.

Gjatë vizitës së ministres së Brendshme të Britanisë së Madhe, Priti Patel, u nënshkrua në Tiranë Marrëveshja e Ripranimit.

Kjo marrëveshje e propozuar nga qeveria britanike pas daljes nga Bashkimi Evropian, është e bazuar në modelin komunitar dhe vjen në përputhje me angazhimin e të dy vendeve tona për të frenuar migracionin e paligjshëm.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri – Kosovë, projekte madhore infrastrukturore dhe bashkëpunim të ndërsjelltë
Artikulli tjetërInstagram nis një funksion të ri kërkimi