Ballina Flash

Ernest Muçi dhuron spektakël në Poloni me Legian e Varshavës

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Sulmi i Kombëtares shqiptare vijon të jetë në top formë, me futbollistët e Shqipërisë që po tregojnë vlerat e tyre në klubet respektive në Europë.

Pas Myrto Uzunit që shkëlqeu me Ferencvaroshin, ku shënoi 6 gola, duke barazuar rekordin e legjendës hungareze Florian Albert, pak orë më vonë ka qenë radha e Ernest Muçit, që shënoi një gol mjaft të bukur me Legian e Varshavës.

Sulmuesi kuqezi po tregon një formë shumë të mirë me polakët, teksa në ndeshjen kundër Leznas, Muçi ishte një nga protagonistët e ndeshjes, teksa në minutën e 27-të, ia doli të shënonte një gol spektakolar, pas një asisti të Wieteska, duke luajtur me topin në zonën kundërshtare dhe duke i shpëtuar 6 futbollistëve që tentuan ta pengonin për ta dërguar sferën në fundin e rrjetës.

Ky nuk është goli i parë për shqiptarin, i cili deri më tani ka shënuar dy gola për Legian në kampionatin polak. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Numri i vdekjeve në SHBA në prag të kapërcimit të viktimave të gripit spanjoll
Artikulli tjetërMaliq, prezantohet botimi “E vërteta e inxhinierëve të kënetës së Maliqit”