Ballina Flash

COVID-19 – Rënie e pazakontë e luftës kundër SIDA-s, turbekulozit dhe malarjes

PARIS, 8 shtator /ATSH-AFP/ – COVID-19 ka pasur një ndikim shkatërrues në luftën kundër SIDA-s, malarjes dhe turbekulozit duke sjellë një rënie të pazakontë, theksoi sot me keqardhje Fondi Botëror i Luftës kundër Sëmundjeve, në raportin e tij të përvitshëm.

Për herë të parë që prej krijimit, në vitin 2002, ky fond po raporton hapa pas.

Fondi Botëror i Luftës kundër Sëmundjeve shqetësohet veçanërisht për uljen domethënëse të shërbimeve të depistimit dhe parandalimin e HIV-SIDA-s për popullsinë vulnerabël.

”Ka gjithashtu një rënie domethënëse në numrin e personave të testuar dhe trajtuar për turbekuloz”, theksoi fondi./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnkimuan sanksionet për mosdorëzimin e raporteve financiare, KAS kalon për shqyrtim 12 kërkesat e partive
Artikulli tjetërRekord i ri botëror ”Guinness” Romë-Kepi i Veriut